Gati për luftë! Pistoletë, kallanishkov dhe qindra fishekë, arrestohet dy të rinjtë nga Shkodra
19 Prill 2020, 08:24Nga DOSJA
SHKODËR– Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi qëlluan me kallashnikov në ajër duke përhapur panik. Në prangat e Policisë kanë rënë: L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Pasi kishin qëlluar me armë, të rinjtë e kishin fshehur atë brenda një çante në një livadh në afërsi të lumit Drin. Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit, Policia gjeti gjithashtu një pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak. Ndërsa në banesën e shokut të tij gjeti një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje
Të dy akuzohen për “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Goditet një tjetër rast i armëmbatjes pa leje. Fianalizohet operacioni policor i koduar “Livadhi”. Qëlluan me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen në kohë reale dhe vihen në pranga dy autorët. Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Shkodër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht: L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin. Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak. Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mëngjesi i sotëm në kryeqytet është gdhirë nën gjallërinë e fëmijëve, të cilët pas më shumë se 40 ditëve në karantinë kanë dalë nga shtëpia. Të sho...
TIRANË– Kryeministri Rama ka ndarë një lajm të mirë, duke njoftuar se 1 mjek dhe 2 infermiere janë shëruar nga koronavirusi. Kreu i qeverisë, bën me dije s...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Top Channel kanë si lajm të parë situatë...
KOSOVË– Ditët e fundit qytetarët po vënë re në qiell shumë objekte të paidentifikuara, të cilat Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosov...
Një grup emigrantësh nga Siria mes të cilëve dhe një minoren, ishin ndër të paktët këmbësorë përgjatë rrugës Lezhë-Laç të enjten, ndërsa qarkullimi i nje...
TIRANË– Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit. Kësaj herë në meshën e Pashkëve, koronavirusi ka ndaluar qyte...
SHQIPËRI– Që prej orës 17:30 të të premtes, qytetarët janë mbyllur në shtëpi dhe mund të dalin sërish nga ora 05:00 e të hënës. Ditën e djeshme, pas gati 4...
SHQIPËRI– Vijon beteja me koronavirusin në vend. 562 persona janë infektuar nga pandemia e COVID-19, nga të cilët 26 prej tyre kanë humbur betejën me koron...