Aktualitet

Pas Stambollit dhe Romës/ Sot riatdhesimi i shqiptarëve bëhet nga Milano, zona më e prekur nga COVID-19 në Itali

19 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
Pas Stambollit dhe Romës/ Sot riatdhesimi i shqiptarëve bëhet nga

TIRANË– Pas Stambollit dhe Romës, ditën e sotme pritet që të riatdhesohen edhe shqiptarët që kanë mbetur në qytetin e Milanos për shkak të mbylljes së kufijëve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. 

Avioni “AirAlbania” do të niset nga Tirana në orën 15:00 për t’u kthyer në 20:15 bashkë me shqiptarët, të cilët do karantinohen menjëherë. Milano ka qënë një prej zonave më të prekura nga pandemia e koronavirusit në Itali, duke shënuar edhe mijëra të vdekur.

Ditën e djeshme u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë. 155 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu. Me planin e parë janë riatdhesuar 1379 shqiptarë të bllokuar në Europë.

Ndërkohë që pas udhëtimit të sotëm, do të shqyrtohen edhe destinacione të tjera nga ku do të vijnë kërkesa nga shqiptarët e mbetur jashtë. Pas Italisë dhe Turqisë, po planifikohen udhëtime edhe nga Gjermania e Franca. 

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll