Bota

Afro 100 mijë viktima në Europë/ Paralajmërimi i Trump: Kina do të ketë pasoja nëse e ka lejuar me vetëdije përhapjen e

19 Prill 2020, 09:54 Nga DOSJA
Afro 100 mijë viktima në Europë/ Paralajmërimi i Trump: Kina

SHBA– Covid-19 shpërtheu në fund të shkurtit në Wuhan të Kinës prandaj dhe shumë shtete sot fajësojnë qeverinë kineze për përhapjen e virusit në mbarë botën.
Mes tyre është Presidenti amerikan, Donald Trump ai i cili ka hedhur akuza mbi Kinën për virusin që në janar të këtij viti.

Ndërkohë ditën e sotme Presidenti Trump ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja të rënda nëse përhapi me vetëdije koronavirusin edhe në vende të tjera të globit. “Mund të ndalej në Kinë para se të niste përhapja, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj.”– deklaroi Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë që Trump dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë prej në fillim të 2020 e kanë akuzuar Kinën për mungesë të transparence menjëherë pas shpërthimit të virusit në Wuhan.

“Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata do të ishin me vetëdije përgjegjës, po, dua të them, atëherë i sigurt se duhet të ketë pasoja. Kinezët ishin “zënë ngushtë” dhe pyetja tani është nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit, apo u bë qëllimisht? Ekziston një ndryshim i madh mes këtyre të dyjave.”–  tha Trump.

Ndërsa këtë jave Trump pezulloi fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pas akuzave për keqmenaxhim dhe fshehje të situatës në Kinë. Tashmë SHBA dhe Kina janë në “luftë” sa i përket virusit, sepse Trump ka fajësuar presidentin kinez Xi Jinping për mosndërhyrje, duke e quajtur “virus kinez” shpërthimin e Covid-19 në botë.

Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima.  Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vdekur.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba trump fajeson kinen donald trump koronavirusi në kinë koronavirusi ne shba trump fajeson kinen

Sondazh

Poll