Bota

Paralajmërimet që s’u morën parasysh, si i injoroi Boris Johnson 5 takimet “KOBRA” për koronavirusin, mori

19 Prill 2020, 07:00 Nga DOSJA
Paralajmërimet që s’u morën parasysh, si i injoroi Boris

BRITANI E MADHE– Një këshilltar për Shëndetin ka ‘shpërthyer’ kundër kryeministrit të tij, Boris Johnson duke e akuzuar se ka shpërfillur 5 takime të “KOBRA” për të analizuar situatën e koronavirusit në vend.

Sipas një artikullit të “Mirror“, shkruhet se kryeministri Johnson nuk mori pjesë në takimin e parë të caktuar më 24 janar, duke bojkotuar më pas edhe katër të tjerët. Ndërkohë që shfaqej në publik në festa dhe në angazhime të tjera që nuk kishin lidhje me rastin. Madje më 11 shkurt, Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë “e sigurt dhe e qetë” edhe pse kishte një rritje të numrit të rasteve në vend.

Johnson mori pjesë në takimin e tij të parë në “Kobra”, vetëm më 2 mars në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar kishte rreth tre duzina raste të konfirmuara me covid-19. 

Këshilltari pretendon se paralajmërimet për Qeverinë ishin të qarta, por kabineti i Johnson nuk veproi shpejt duke u fokusuar më së shumti në ‘Brexit’.

Johnson mbajti konferencën e tij të parë më 16 mars pasi shpërthimi kishte ndodhur dhe në atë fazë, numri i të vdekurve në Britani të Madhe ishte 55, dhe kishte më shumë se 1.500 raste të konfirmuara. ‘Shtetrrethimi’ në mbarë Britaninë e Madhe u njoftua një javë më vonë.

Mirëpo nga e gjithë situata nuk shpëtoi as vetë Johnson, i cili u infektua edhe vëtë nga koronavirusi, duke u shtruar edhe në terapi intensive për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli takimet kobra boris johnson koronavirusi ne angli takimet kobra

Sondazh

Poll