Bota

Sulmi me molotov në televizionin SKAI në Greqi, një grup anarkistësh marrin përgjegjësinë, ironi me koronavirusin

19 Prill 2020, 06:47 Nga DOSJA
Sulmi me molotov në televizionin SKAI në Greqi, një grup

GREQI– Një grup anarkistësh ka marrë përsipër sulmin e televizionit SKAI, duke shpjeguar edhe arsyet. Në tekstin që ata kanë postuar, pohojnë se ata e bënë sulmin për shkak të mangësive në sistemin shëndetësor për  koronavirus  në stacionin televiziv dhe e karakterizojnë atë si “zyrë jozyrtare e shtypit”.

“Në orët e para të së shtunës 18/4, ne sulmuam ndërtesën e SKAI me kokteje Molotov për t’i kujtuar ata se cilado qoftë situata, nuk janë larg nesh”, shkruajnë ata.

Grupi gjithashtu i njohur “Shokët Anarkistë” ka bërë ironi edhe me situatën me pandeminë, duke pohuar se gjatë sulmit i kishin pasur të gjitha masat e mbrojtëse, duke veshur maska, doreza, madje kishin mbajtur edhe distancën e sigurisë. 

Sulmi me koktej molotov ndaj televizionit SKAI u zhvillua në 3 të mëngjesit nga 4 burra të maskuar me kapuç. Fatmirsëisht, sulmi nuk shkaktoi pasojë në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll