Bota

Koronavirusi/ 2.32 mln të infektuar, të paktën 160 mijë viktima nga covid-19 në botë

19 Prill 2020, 05:42 Nga DOSJA
Koronavirusi/ 2.32 mln të infektuar, të paktën 160 mijë

Covid-19 ka infektuar më shumë se 2.32 milion njerëz në mbarë botën, dhe ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima. Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se nuk ka prova që tregojë praninë e antitrupave në gjak e personave të shëruar për të treguar që të infektuarit kanë fituar imunitet.

Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175925 raste dhe 23227 të vdekur.

Më pas renditet Gjermania me 143342 raste dhe 4459 viktima, ndërsa Franca ka bilanc më të rëndë me 151793 të infektuar, nga të cilët 19323 qytetarë kanë humbur jetën.

Sa i përket vendeve fqinje me Shqipërinë, Greqia ka 2235 raste dhe 110 të vdekur. Serbia shënon më shumë, plot 6 mijë pacientë, nga të cilët ka humbur 110. Maqedonia e Veriut ka 1170 të infektuar dhe 49 viktima. Më e mirë duket situate në Mal të Zi, ku të infektuar jana gjithsej 307 persona, dhe vetëm 5 prej tyre kanë ndërruar jetë. Sa i përket Kosovës, vendi ka 510 të infektuar dhe 12 viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll