Bota

Qielli u mbush me qindra drita në formë vargu, Satelitet e 60-të të Starlink të SpaceX shihen nga Toka

19 Prill 2020, 08:33 Nga DOSJA
Qielli u mbush me qindra drita në formë vargu, Satelitet e 60-të

TIRANË– Këto objekte fluturuese që shikoni në qiell nuk janë Ufo, nuk ka asgjë për t’u trembur. Ashtu sikurse  janë parë edhe disa netë më parë edhe në Shqipëri

Këto drita janë satelitë, dhe konkretisht satelitët StarXink të SpaceX.  Nga mediat e huaja thuhet se është një projekt i Elon Musk që synon të rrisë mbulimin e internetit në tokë.

Gjithashtu ky fenomen është parë edhe në mbrëmjen e festës së Krishtlindjes, ku njerëzit e quajtën slita e babagjyshit, por në të vërtetë Elon Musk po çon para projektin e tij. Madje edhe më herët në maj 2019 u panë në pjesë të ndryshme të botës.

 

Satelitet me Starlink, të cilët veprojnë në orbitë të ulët, vetëm 550 kilometra mbi nivelin e detit, reflektojnë rrezet e diellit, kështu ngjasojnë me yje të vegjël dhe të heshtur.  Janë hedhur rreth 12.000 të tillë për të mbuluar globin me internet.

Përmes një postimi në Twitter  themeluesi i SpaceX dhe CEO Elon Musk tha:  Deri më tani është kaq mirë. Satelitët e vendosur në një lartësi prej 273 milje, ose 440 kilometra, po ndjekin rrugën e tyre në një lartësi prej 342 milje, ose 550 km.

“VIDEO! Përgatituni të jeni të vëvendëshëm! Treni i satelitëve të @SpaceX #Starlink që kalon mbi Leiden, Hollandë, rreth 25 minuta më parë. Kamera: WATEC 902H me lente Canon FD 1.8 / 50 mm.”- ka shkruar ai në Twitter.

Burimi: Space.com

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elon musk objekte fluturuese satelit starlink të spacex elon musk objekte fluturuese satelit starlink të spacex

Sondazh

Poll