Bota

PAMJET E PARA/ Brenda laboratorit në Wuhan të Kinës, më shumë se 1500 lloj virusesh mbahen në frigorifer pa vulosje

19 Prill 2020, 07:57 Nga DOSJA
PAMJET E PARA/ Brenda laboratorit në Wuhan të Kinës, më

KINË– Disa foto të rralla janë publikuar nga “DailyMail”, ku për herë të parë duket nga brenda laboratori kinez nga ky dyshohet se ka dalë koronavirusi. Fotografitë janë shkrepur brenda Institutit të fshehtë të Virologjisë në Wuhan, ku edhe duhet se në njërin prej frigoriferëve, ku mbahen 1500 lloje të ndryshme virusi është thyer vulosja. 

Fotografitë, të publikuara për herë të parë nga gazeta shtetërore China Daily në vitin 2018, u botuan në Twitter muajin e kaluar, ndërkohë që komenti më epik ka qënë ai i një qytetari që shkruante: Vulosje më të mirë ka frigoriferi në kuzhinën time.

Deri më tani lidhur me koronavirusin ka qarkulluar një teori që pandemia mund të kishte dalë nga një laborator dhe më pas ka infektuar kafshë, të cilat më pas e kanë transmetuar tek njeriu. 

Ndërkohë deri më tani, në rang global janë shënuar 2.32 mln persona të infektuar dhe më shumë se 160 mijë viktima. Vendi më i prekur vijon të jetë Amerika, e cila ndiqet nga Spanja dhe Italia. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll