Bota

Konfirmohen edhe 30 raste të reja në Kosovë, shkon në 510 numri i të infektuarëve nga Covid-19, shërohen 9 pacientë

19 Prill 2020, 09:13 Nga DOSJA
Konfirmohen edhe 30 raste të reja në Kosovë, shkon në 510

PRISHTINË– Kosova është një ndër vendet ku rastet e reja të koronavirusit rriten çdo ditë e më tepër.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) është bërë me dije se janë konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus në vend. Duke bërë  që tani Kosova të numërojë në total 510 pacientë të infektuar.

Në 24 orët e fundit Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  ditën e sotme ka realizuar 242 teste, ku mes tyre 30 kanë rezultuar pozitivë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë. ”– thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Lajmi i mirë është se  edhe 9  persona të tjerë që ishin të infektuar  me koronavirus janë shëruar.

Në rang kombëtar Kosova që prej shpërthimit të Covid-19 numëron  510 raste të pacientëve të infektur, numri i  viktimave ka shkuar në 12, ndërsa me 9  të shëruarit e ditës së sotme numri total i pacientëve që janë shëruar ka shkuar në 93.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll