Sport

Durmishaj e merr vendimin, i bashkohet Greqisë. Grumbullohet për ndeshjen me Bosnjën

24 Mars 2019, 13:14 Nga DOSJA
Durmishaj e merr vendimin, i bashkohet Greqisë. Grumbullohet për

Janë shuar dyshimet. Fiorin Durmishaj do të luajë për kombëtaren e futbollit të Greqisë.

Sulmuesi i cili refuzoi Shqipërinë ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FSHF dhe ka dritën e “gjelbërt” që të vesh fanelën e kombëtares greke.

Ai pritet të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij. 

Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fiorin durmishaj fshf kombetarja greke shqipëria u21 fiorin durmishaj fshf kombetarja greke shqipëria u21

Sondazh

Poll