Sport

Menaxheri i njohur sulmon Shakohoxhën: Tani që nuk i bie derës së Dukës merret me trajnerin Reja

17 Prill 2020, 19:04 Nga DOSJA
Menaxheri i njohur sulmon Shakohoxhën: Tani që nuk i bie derës

Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, ka “thumbuar” Dritan Shakohoxhën. Meqë trajneri Edy Reja është detyruar të qëndrojë i izoluar në Itali dhe nuk po punon, komentatori i Supersport është shprehur se ai nuk e meriton të paguhet nga Federata.

Për këtë Matraxhiu e ka sulmuar hapur Shakohoxhën, duke thënë publikisht se ky i fundit ka sulmuar tifozët kuqezi për të mbrojtur interesat e tij.

“Sulmon trajnerin e Kombëtares, ai që i është vënë kundër tifozëve kuqezi për të mbrojtur interesat e tij. Tani që s’i bie dot derës, troket si i dëshpëruar në pragun e saj”, ka reaguar Matraxhiu, duke iu referuar faktit që Shakohoxha së fundmi nuk e ka më miqësinë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, si më parë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll matraxhiu shakohoxha futboll matraxhiu shakohoxha

Sondazh

Poll