Aktualitet

Vdekja e 69-vjeçarit në Infektiv, MSH-ja: Nuk ndërroi jetë nga Covid-19, ishte me tumor prej 13 vitesh dhe kishte rënë në

18 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Vdekja e 69-vjeçarit në Infektiv, MSH-ja: Nuk ndërroi jetë

TIRANË– Minsitria e Shëndetësisë ka mohuar që 69-vjeçari i vdekur pasditen e sotme në Infektiv, të ketë ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Në një reagim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë shkruan se ky pacient nuk mund të klasifikohet si viktimë e Covid-19, pasi shkaku i ndërrimit të jetës së tij ka qenë hemorragjia cerebrale. Sipas MSH-së, 69-vjeçari në fjalë vuante nga tumori prej 13 vitesh dhe ishte operuar tre herë.

Në njoftim sqarohet se pacienti ishte në gjendje të rëndë në koma, për shkak të tumorit, ndërsa përsa i përket virusit, ai ishte asimptomatik dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka viktimë tjetër si pasojë e COVID19 Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).
69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.
Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

69-vjeçari ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin e Infektivit. Prej ditësh ai ishte trasnferuar nga Shkodra, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Edhe pak ditë më parë, me datë 13 ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin me iniciale M.S., nga Puka, i cili ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës. Fillimisht u raportua se 59-vjeçari ndërroi jetë për shkak të Covid-19, sipas MSH-Së, pacienti vdiq si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Prill 2020, 13:14

KORÇË– Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur teksa lëviznin me automjetet jashtë orarit të lejuar, duke thyer...