Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë: 1 mjek dhe 2 infermierë kanë fituar betejën me COVID-19

18 Prill 2020, 10:14 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e mirë: 1 mjek dhe 2 infermierë kanë

Tiranë- Ministrja e ShëndetësisëOgerta Manatirliu ka njoftuar se së fundmi betejën me COVID-19 e kanë fituar 1 mjek dhe 2 infermierë. Ajo ka bërë me dije se numri i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 39.

#LajmIMirë?? 1️⃣mjek dhe 2️⃣ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit ?? Shkon në 3️⃣9️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 3️⃣0️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? #FORCA” “, shprehet ajo në një postim në Facebook.

Ndërkohë,  ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 9 raste të reja me COVID-19 dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 548. Harta e rasteve të reja zgjerohet në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll