Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, gjykata lë në burg Ilir Selmanin, 35-vjeçari “kyç gojën” në sallën e gjyqit

18 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, gjykata lë në burg Ilir

Tiranë- Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Ilir Selmanin, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit, Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Selmani nuk ka pranuar të japë shpjegime në sallën e gjyqit, por ka mohuar akuzën, pasi ka theksuar se nuk ka lidhje me vrasjen.

Ilir Selmani u arrestia nga Polcia më 16 prill në zonën e Xhamllikut, pas 8 muajsh që ishte shpallur në kërkim nga policia. I njohur si boksieri, Selmani është pjesë e klanit Duka, dhe akuzohet se është një nga personat kyç, që mund të zbardhë ekzekutimin e Santiago Malkos, i cili u vra mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko. Selmani u prangos nga njësia e Shqiponjave bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë zonë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë.

Pas arrestimit ai ka deklaruar në Polici  se ka vetëm lidhje miqësie me Leonard Dukën, që njihet edhe si ‘kapoja’ i klanit Duka. Ai u shpreh se nuk ishte dorëzuar në polici, por kishte qëndruar i fshehur, pasi i rrezikohet jeta nga kundërshtarët e tij dhe të Leonard Dukës. Sa i përket ekzekutimit të Santiago Malkos, Selmani është shprehur se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje, madje ai ka shtuar se ka dëgjuar vetëm në televizor të flitet për të.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ilir selmani ekzekutohet santiago malko ilir selmani

Sondazh

Poll