Aktualitet

Rritet numri i prekurve me COVID-19 në Kukës/ Infermieri infektoi edhe dy familjarë të tij

18 Prill 2020, 09:52 Nga DOSJA
Rritet numri i prekurve me COVID-19 në Kukës/ Infermieri infektoi edhe

Kukës–Ditën e sotme janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Kukës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë familjarë të infermierit që rezultoi me koronavirus ditën e martë. Sqarojmë se më herët infermieri infektoi 4 familjarë të tjerë dhe një koleg të tij. Numri total i të infektuarve në Kukës ka shkuar në 11.

 

Ndërkohë ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 9 raste të reja me COVID-19 dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 548. Harta e rasteve të reja zgjerohet në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll