Aktualitet

Fasoneria në Krujë “merr në qafë” edhe Laçin, infektohen 5 gra të tjera

18 Prill 2020, 09:59 Nga DOSJA
Fasoneria në Krujë “merr në qafë” edhe

Kurbin- Laçi dhe Kruja janë kthyer sëfundmi në vatra problematike të koronavirusit dhe shkak për këtë situatë është bërë një  fasoneri në qytetin e Krujës. Ditën e sotme janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus në Laç dhe bëhet fjalë për 5 gra që punonin në fasonerinë e Krujës. Mësohet se gratë e konfirmuara pozitive sot janë nga Fushë-Miloti, Fushë-Mamurrasi dhe Mali i Bardhë.

Po kështu, fasoneria e këpucëve në Krujë ka 5 ditë që është mbyllur, por dyshohet se aty mund të jenë infektuar edhe punonjëse të tjera. Këto të fundit janë në panik dhe janë karantinuar në banesat e tyre.  Ndërkohë, një tjetër fabrikë në Krujë është mbyllur, pas dyshimeve se mund të ketë punonjës të infektuar.

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 9 raste të reja me COVID-19 dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 548. Harta e rasteve të reja zgjerohet në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.  Numri total i të infektuarve në Krujë është 11 ndërsa në Kurbin ka shkuar në 7. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll