Aktualitet

Riatdheson 17 persona, akomodohen në 2 hotele në Kukës, u futën nga pika doganore e Morinës

18 Prill 2020, 09:27 Nga DOSJA
Riatdheson 17 persona, akomodohen në 2 hotele në Kukës, u

Kukës- 17 shqiptarë janë futur në atdhe nga pika kufitare e Morinës dhe aktualisht po qëndrojnë në Kukës, ku janë akomoduar në dy hotele. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata janë qytetete të ndryshme të Shqipërisë dhe për 2 javë do të qëndrojnë në karantinë. Mësohet se ata jetonin e punonin përkohësisht në Kosovë por pas mbylljes së kufijve si pasojë  nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri.

 

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i atdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve. Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë 2 javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar riatdhesohen 17 persona në kukës emigrantet e bllokuar riatdhesohen 17 persona në kukës

Sondazh

Poll