Aktualitet

Riatdhesimet/ “Kam paguar 396 euro për biletat, përgjigja më erdhi negative”, emigranti shqiptar në Itali: “Air Albani

18 Prill 2020, 08:26 Nga DOSJA
Riatdhesimet/ “Kam paguar 396 euro për biletat, përgjigja

Itali- Një emigrant i shqiptar, i cili ndodhet në Itali ka denoncuar së fundmi se ka bërë prenontimin e hotelit  në Shqipëri për dy persona, si dhe ka paguar edhe biletat për kthimin në atdhe, por ka marrë përgjigje negative.  Problemi i qytetarit është publikuar nga JOQ, ku vetë ai shprehet se ka paguar 396 euro për biletat e avionit nga Fiumicino-Rinas, por  ato janë quajtur të pavlefshme dhe “Air Albania” nuk i jep një përgjigje për rimbursimin e tyre.

Pershendetje JOQ jam nje emigrant ne Itali… ne momentin qe u hap faqja per riatdhesim bera prenotim per dhome hoteli dyshe po ashtu preva edhe 2 bileta avioni Fiumicino-Rinas kam paguar total 396 euro. i kam te gjitha me fatura qe kam ber pagesat. Perfundimisht mora nje pergjigne negative qe biletat e avionit jan te pa vlefshme edhe digjen ne kete rast…. kam 24 ore qe kerkoj informacion nga Air Albania per keto bileta kush mban pergjegjesine ose rimbursimin … por nuk hapin tel…jam ne hall.”, shprehet ai për JOQ. 

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i atdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve. Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë 2 javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ari albania denoncimi i shqiptarit në itali shqiptarit i digjen biletat në itali ari albania denoncimi i shqiptarit në itali shqiptarit i digjen biletat në itali

Sondazh

Poll