Aktualitet

Sot pensionistët mund të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00, gjithë të tjerët në karantinë

18 Prill 2020, 05:55 Nga DOSJA
Sot pensionistët mund të dalin nga shtëpia deri në orën

Shqipëri- Që prej orës 17:30 të pasdites së djeshme, shqiptarët janë në karantinë dhe do të qëndrojnë të izoluar deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Çdo aktivitet në vend është mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi i makinave, masa këto të marra nga qeveria pas përhapjes së COVID-19. Nga ky rregull përjashtohen pensionistët, të cilët ditën e sotme mund të dalin për xhiro deri në orën 11:00.

Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e djeshme masat lehtësuese për këtë periudhë pandemie. Sipas tij nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave. Në fjalën e tij ai sqaroi se që nga e hëna do të mund të dalin të gjithë me makinë njësoj si këmbësorët, duke marrë një leje në e-Albania. Po ashtu, ata që shkojnë në punë, mund të marrin në makinë dhe një koleg, i cili duhet të ulet në sediljen pas dhe të ruhen masat e sgurisë.  Një tjetër lehtësim do jetë dhe për  bizneset dhe aktivitetet e tjera tregtare, pasi të gjthë mund të punojnë lirisht dhe pa probleme. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në Kodin Penal duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll