Sport

Luis Figo rikthehet pas në kohë dhe thumbon Barcelonën: Kokën e derrkucit që më hodhën e kam pjekur për pashkë

17 Prill 2020, 16:11 Nga DOSJA
Luis Figo rikthehet pas në kohë dhe thumbon Barcelonën:

PORTUGALI- Luis Figo është rikthyer edhe një herë të flasë për ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madrid të vitit 2000 ku në ‘Camp Nou’ futbollisti portugez u prit si mos më keq duke e konsideruar si tradhëtar, ata e kontestuan fuqishëm, e ofenduan rëndë, derisa hodhën edhe një kokë derri në fushë.

Në një intervistë për ‘Movistar +’ gazetarja Susana Guasch e pyeti:  “Kjo verë shënon 20-vjetorin e transferimit tënd te Real Madridi. Unë imagjinoj se ju do ta festoni me një verë të bardhë dhe derrkuc të pjekur…”

Luis Figo iu përgjigj pa hezitim, me të qeshur: “Po, e kam gicin e pjekur gati, do ta ha këtë fundjavë (me rastin e Pashkëve)”. Me siguri, derri është simbolikë e largimit dhe armiqësisë së tij të jashtëzakonshme, që krijoi në Katalonjë, kur vendosi ta tradhtojë Barcelonën për rivalët e hidhur madrilen.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona camp nou luis figo real madrid barcelona camp nou luis figo real madrid

Sondazh

Poll