Sport

Belgjika ka një ide befasuese: futbolli të bëhet sport me maska!

17 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Belgjika ka një ide befasuese: futbolli të bëhet sport me maska!

Belgjika vendosi të mbyllte kampionatin para kohe, pasi drejtuesit e Federatës nuk donin që të rrezikonin me shëndetin e futbollistëve të tyre. Sezoni i ri mund të nisë me një ndryshim radikal në shtetin europian.

Ideja e fundit e ardhur nga Belgjika është që futbollistët të luajnë me maska. Një ide e çuditshme, por që është përkrahur nga epidemiologu Marc Van Rants. Ai i këshillon të gjithë që të përdorin maska.

“Një rrugë është të mendojmë që të veshim maska përgjatë kohës që luajmë futboll”, – tha Van Ranst për të përditshmen belge Le Soir. Belgjika është shteti i vetëm Europian që ka anuluar sezonin për këtë vit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belgjika futboll maska belgjika futboll maska

Sondazh

Poll