Sport

Borussia Dortmund përfiton nga rasti, tenton t’i marrë për një vit talentin Realit

17 Prill 2020, 15:55 Nga DOSJA
Borussia Dortmund përfiton nga rasti, tenton t’i marrë për

Borussia Dortmund e do me ngulm mbrojtësin e djathtë, Achraf Hakimi. Ndryshe nga Real Madrid, ku Dani Carvajal konsiderohet alternativë e parë, verdhezinjtë e pëlqejnë shumë marokenin.

Akordi mes palëve skadon më 1 korrik, atëherë kur Hakimi duhet të kthehet në “Santiago Bernabeu”. Gjermanët duan ta mbajnë dhe kanë bërë gati planin. Kontrata e tij me Realin skadon në vitin 2022 dhe nuk ka një zgjatje të re, palët nuk kanë rinovuar.

Sipas mediave gjermane, BVB po mendon planin për ta patur mbrojtësin dhe në sezonin tjetër. Ata janë gati t’i ofrojnë një tjetër kontratë huazimi. Mbrojtësi i djathtë ende nuk e ka marrë një vendim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund hakimi merkato dortmund hakimi merkato

Sondazh

Poll