Bota

Trump u jep udhëzimet guvernatorëve, SHBA-të do të ripahin ekonomitë në tri faza

17 Prill 2020, 09:20 Nga DOSJA
Trump u jep udhëzimet guvernatorëve, SHBA-të do të ripahin

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump është një prej liderëve në mbarë botën që është treguar optimist para popullit të tij, në një kohë të vështirë ku mbi 200 shtete janë të prekura nga ky virus vdekjeprurës.

Por ndërkohë që jep masa të rrepta për zbatimin e rregullave në  luftën kundër koronavirusit, Trump u ka dhënë udhëzime dhe u ka kërkuar  guvernatorëve që të rihapin ekonomitë e shteteve të tyre në muajt e ardhshëm.

Edhe dalja e Amerikës nga izolimi ka tri faza, përmes të cilave çdo shtet nis të lehtësojnë gradualisht masat drastike të izolimit kundër virusit.

“Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët dëshirojnë të jenë të hapur. Mbyllja kombëtare nuk është zgjidhje e qëndrueshme afatgjate.”- deklaroi Trump në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër të tjera Trump tha se izolimi i zgjatur rrezikon të shkaktojë kosto serioze për shëndetin publik, si dhe paralajmëroi për një rritje masive të abuzimit me drogën, abuzimit të alkoolit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera “fizike dhe mendore”.

Presidenti u shpreh se guvernatorët do ta menaxhojnë vetë procesin e rihapjes në çdo shtet, por do të kenë edhe ndihmën e qeverisë federale.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë rregjistruar mbi 654,000 të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 32 mijë  të tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Burimi: reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll