Bota

“Ky byrzylyk ishte në dorën e nënës tuaj”/ Pamjet e trishta nga spitali në Wuhan, mjekët u japin sendet personale fami

17 Prill 2020, 07:07 Nga DOSJA
“Ky byrzylyk ishte në dorën e nënës tuaj”/

Kinë– COVID-19 u ka marrë jetën mijëra personave dhe ende njerëzimi është në luftë me këtë virus. Së fundmi, mediet kineze kanë publikuar një video, nga një spital në Whuan, ku kurohen të infektuar me COVID-19. Pamjet janë të trishta, pasi mjekët kinezë u japin familjarëve lajmin e hidhur se të afërimit e tyre kanë humbur jetën. Në video shfaqen edhe momentet kur mjekja u dorëzon familjarëve, sendet personale të viktimave. Të afërmit marrin sendet dhe fillojnë të qajnë. Madje, një prej tyre pyet mjeken, se a ka thënë diçka familjari i tij, në momenet e fundit. Mjekja përgjigjet jo.

Biseda 1

Mjekja: Këtu janë gjërat e babait tuaj, hidhini një sy.

Familjari: Tha ai ndonjë gjë?

Mjekja: Jo.

Familjari: I telefonava atij, por nuk u lidha.

Biseda 2

Mjekja: Ky burzyl ishte në dorën e nënës tuaj. Më vjen keq. (familjari qan)

Deri më tani në të gjithë globin nga COVID-19  kanë humbur jetën 146,872 persona dhe rezultojnë të infektuar 2,183,877 të tjerë. Ndërkohë, betejën me COVID-19 e kanë fituar 552,771 qytetarë. Virusi është “rizgjuar” në Kinë.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 351 raste të reja dhe kanë humbur jetën mbi 1200 persona.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë mjekët në whuan të kinës koronavirusi në kinë mjekët në whuan të kinës

Sondazh

Poll