Bota

Kapen 14 kg kokainë në Britaninë e Madhe, droga me vlerë 1 milion paund ishte futur brenda kutive me maska

17 Prill 2020, 06:40 Nga DOSJA
Kapen 14 kg kokainë në Britaninë e Madhe, droga me vlerë 1

Britani i Madhe- 14 kilogramë kokainë janë kapur në Britaninë e Madhe. Mediet vendase raportojnë se droga e cila në treg kap vlerën prej 1 milion paund, u gjet e ndarë në 15 pako brenda një furgoni që drejtohej nga shofer polak, i cili po tenonte të hynte në Angli përmes tunelit të quajtur “Channel” që lidh Britaninë e Madhe me Francën. Droga ishte fshehur në furgon brenda disa pakove me maska, këto të fundit përdoren për t;u mbojtur nga COVID-19. Policia ka arrestuar shoferin 34-vjeçar.

 

Darren Herbert, menaxheri i operacioneve të Agjencisë Kombëtare të Krimit për portin e Dover u shpreh: “Ky konfiskim është dëshmi e mëtejshme e mënyrës se si rrjetet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë shpërthimin e koronavirusit për qëllimet e tyre. Ne po hetojmë se kush qëndron prapa kësaj përpjekje trafiku, por çka është e qartë është se ata kanë marrë një goditje të konsiderueshme…Kjo ngarkesë mund të kishte siguruar atyre më shumë se 1 milion paund”. 

Po kështu autoritetet po verifikojnë edhe maskat  që u gjetën në furgon, për të parë nëse janë të skaduara apo jo.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota drogë në kutitë mes maska kapen 14 kg kokainë në angli drogë në kutitë mes maska kapen 14 kg kokainë në angli

Sondazh

Poll