Bota

Mbi 2 milion të prekur dhe më shumë se 148 mijë të vdekur në botë/ Kina shton 1.290 viktima të tjera: U llogaritën gabi

17 Prill 2020, 06:02 Nga DOSJA
Mbi 2 milion të prekur dhe më shumë se 148 mijë të

Koronavirusi është ende një kërcënim për globin. Çdo ditë rritet numri i viktimave dhe deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën mbi 148 mijë persona dhe rezultojnë të infektuar 2,183,877 të tjerë. Ndërkohë, betejën me COVID-19 e kanë fituar 552,771 qytetarët.

Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 34,641 persona dhe janë prekur nga COVID-19 678,210 qytetarë. Por virusi është ‘rizgjuar’ në Kinë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 351 raste të reja dhe kanë humbur jetën 1.290 persona. Numri total i viktimave në Kinë ka shkuar në  4,632. Por kjo rritje e ditës së sotme sipas autoriteteve vendase, ka ardhur si shkak i gabimeve që ata kanë bërë në llogaritjen e personave të vdekur.

Ndërsa, në Itali deri më tani janë shënuar 22, 754 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 19,900 person. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Francë, pasi në këtë shtet numërohen deri më tani 17,920 viktima. Situata paraqitet më mirë në Gjermani, pasi 4,052 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.

Po kështu, COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe 26 pacientë kanë humbur jetën.

Burimi: www.worldometers.info/coronavirus/

J.V;A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi në kinë viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi në kinë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll