Aktualitet

COVID-19/ 539 të infektuar, 26 viktima dhe 283 të shëruar, Pëllumb Pipero: Të hënën nis analiza serologjike me personelin

17 Prill 2020, 05:33 Nga DOSJA

SHQIPËRI-  539 të infektuar, 26 viktima dhe 283 të shëruar, ky është bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19 dhe 21 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Mes 21 të infektuarve të rinj, 11 janë nga Shkodra, e cila vazhdon të jetë ‘minë me sahat’, 4 nga Tirana, 4 nga Kruja dhe 2 nga Kurbini që ka konfirmuar rastet e para në Covid-19. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, duke e lënë numrin i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në 26.

Viktima e 26 u shënua një ditë më parë, teksa një paciente 64-vjeçare humbi jetën në spitalin  “Shefqet Ndroqi”. Ajo ndodhej prej 2 javësh në intubim dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërkohë në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 në pavion.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion” mjeku i njohur Pëllumb Pipero dha lajmin se analiza serologjike do të nisë të hënën me stafin e QSUT.

J.V;f.m/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2020, 18:51

FRANCË- Shumë pacientë që e kanë fituar betejën e tyre me koronavirus janë duke menduar të dhurojnë plazmën për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tj...