Bota

Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 107 të infektuar me Covid-19 brenda 24-orëve

16 Prill 2020, 18:34 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 107 të infektuar me

MAQEDONI E VERIUT- 107 persona janë identifikuar me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar totalin në 1081.

Ndërkohë gjatë ditës ka humbur jetën 1 person, duke e çuar totalin e viktimave në 46. Të shëruar deri më tani janë 121 pacientë, ndërsa në gjendje kritike për jetën janë 15 të tjerë.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll