Bota

‘Duhet të vdisni!’/ Pamje tronditëse nga azili i të moshuarve në Itali, 6 kujdestaret i dhunonin pa pushim, nga lidhja p

16 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA
‘Duhet të vdisni!’/ Pamje tronditëse nga azili i të

ITALI– Një video tronditëse është publikuar nga mediat në Itali, ku disa kujdestare në një azik të moshuarish në Palermo ushtronin dhunë ndaj tyre duke bërë që ata të jetonin vazhdimisht në gjendje ankthi dhe terrori. Policia ka arresuar gjashtë kujdestare e identifikuara si: Maria Cristina Catalano, Vincenza Bruno, Anna Monti, Valeria La Barbera, Antonina Di Liberto dhe Florio Rosaria. Të gjitha ushtronin dhunë ndaj të moshuarve, të cilët në kushte të vështira, gjithashtu dëmtonin veten.

Me radhë kujdestaret, i dhunonin e fyenin të moshuarit, madje arrinin deri aty saqë i lidhnin pas karrikeve për të mos lëvizur madje ka pasur raste kur i ofronin edhe helm për t’u vetëvrarë.

“Nëse lëviz që këtu do të të thyej këmbën. Duhet të vdisni. Je derr! Shpifaruq! Ke fjetur ti sonte? Po? Epo unë jo o derr!,”-këto kanë qënë disa pjesë nga videoja e publikuar në mediat italiane. Madje një prej të moshuarave ka ndërruar edhe jetë pasi nuk mori ndihmë për problemin shëndetësor kohën e duhur.

Pas publikimit të rastit dhe arrestimit të 6 grave, Gianluca Angelini, komandant i Policisë Financiare në Palermo, tha se e futën nën sekuestro azilin privat, i cili tani do të administrohet nga strukturat shtetërore.  Ndërsa të gjithë të moshuarit do t’i nënshtrohen testit për koronavirus duke marrë parasysh situatën ku edhe ndodhet vendi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni azili i te moshuarve ne itali itali azili i te moshuarve ne itali itali

Sondazh

Poll