Bota

Tragjikë në SHBA, 19,424 të infektuar dhe 1,315 të vdekur brenda 24-orëve   

16 Prill 2020, 19:11 Nga DOSJA
Tragjikë në SHBA, 19,424 të infektuar dhe 1,315 të vdekur

SHBA- 19.424 persona janë konfirmuar  me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit në SHBA duke e çuar totalin në 667,572.

Ndërkohë gjatë ditës kanë humbur jetën 1,315 persona, dhe tashmë numërohen 33 903 viktima. Nga ana tjetër, të shëruar deri më tani janë 57,189 pacientë, ndërsa në gjendje kritike për jetën janë  të tjerë 13,369.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi: Worldmeters

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll