Bota

E tmerrshme! Studimi zbulon se Covid-19 nuk dëmton vetëm mushkëritë por edhe organe të tjera

16 Prill 2020, 17:29 Nga DOSJA
E tmerrshme! Studimi zbulon se Covid-19 nuk dëmton vetëm

SHBA- Mjekët në SHBA dhe Kinë kanë alarmuar botën me deklaratën e tyre pasi kanë thënë se Covid-19 nuk dëmton vetëm mushkëritë por edhe organet e tjera si zemrën, veshkat, zorrët e mëlçinë. Po ashtu ata kanë thënë se koronavirusi mund të shkaktojë edhe  çrregullime të sistemit nervor dhe të venave.

Kështu që nëse njerëzit që  janë të infektuar dhe kanë edhe probleme shëndetësore, Covid-19 e ndërlikon gjendjen e tyre duke bërë shumë të vështirë gjetjen e një mënyre për t’u shërura.

Statistikat paraprake të deritanishme tregojnë se 14 – 30% e pacientëve që kanë hyrë në terapinë intensive, në Neë York dhe Ëuhan kanë humbur funksionimin e veshkave dhe kanë nevojë tashmë për dializë.

Të tjera studime në Kinë tregojnë COVID-19 ka shkaktuar aritmi tek 40% të pacientëve. Ndërsa 20% e të prekurve kanë shfaqur dëmtime të tjera kardiake.

Por megjithatë shumë ekspertë thonë se këto janë konstatime paraprake, për të cilat nevojiten studime të thelluara për të arritur në konkluzione të sakta mbi dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Burimi: Nypost.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll