Bota

Rritja e dhunës në familje gjatë pandemisë, Kurti i shqetësuar: Denonconi! (VD)

16 Prill 2020, 18:15 Nga DOSJA
Rritja e dhunës në familje gjatë pandemisë, Kurti i

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar me rritjen e dhunës në familje, e cila është shtuar gjatë situatës së pandemisë. Më anë të një VIDEO-je në “Facebook”, ai ka thënë se dhuna në familje gjatë kohës së pandemisë, është shtuar dhe duhet të denoncohet.

“Si drejtues të institucioneve jemi të shqetësuar se me situatën e izolimit nga pandemia, është rritur edhe dhuna në familje, dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim, për ne është e parpanueshme dhe e dësnueshme, qeveria jonë e ka rritur buxhetin e strehimoreve për të mbijetuarat e dhunës në vlerë prej 900 mijë eurove”, ka thënë Kurti.

Po ashtu ai u shpreh se po punohet për të shtuar programet kundër dhunës në familje dhe ka kërkuar ngë të gjithë që të denoncojnë dhe autoritetet do merren mes zgjidhen e rasteve.

“Jemi duke parë format për shtimit të programeve kundër dhunës në familje, s’është kollaj, që të jetosh do të thotë veq të banosh, në këto kohë izolimi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda familjeve”, shtoi më tej kreu i qeverisë në detyrë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dhuna ne familje albin kurti dhuna ne familje

Sondazh

Poll