Sport

Shakohoxha ngacmon më tej FSHF-në, pyet Gjicin nëse trajneri Reja duhet ta marrë pagën

16 Prill 2020, 16:35 Nga DOSJA
Shakohoxha ngacmon më tej FSHF-në, pyet Gjicin nëse trajneri Reja

Dritan Shakohoxha prej kohësh ka ndryshuar mendim për Federatën Shqiptare të Futbollit. Komentatori i njohur tashmë e ka vendosur veten kundër FSHF-së dhe sidomos kundër presidentit Armand Duka, me të cilin duket qartë se prej disa muajsh janë ftohur.

Së fundmi, drejtori i Supersport Albania është shprehur se trajneri Edy Reja e merr më kot rrogën në kombëtaren shqiptare, sepse ndeshje nuk ka dhe kriza e koronavirusit vlen për të gjithë, kur vjen puna te pagat. Sipas Shakohoxhës, duke qenë se Reja ka pagë të majme, mund edhe të mos paguhej fare në këto muaj.

Për ta përforcuar akoma edhe më shumë mendimin e tij, komentatori ka pyetur presidentin e Kukësit (de facto), Safet Gjici. “Kombëtarja nuk do të luajë për 10 muaj. Sipas mendimit tuaj duhet të paguhet Reja?”, ka qenë pyetja e Shakohoxhës.

“Është çështje tjetër ajo e trajnerit të kombëtares. Normalisht, nuk do të ishte e drejtë të paguhet 10 muaj pa luajtur asnjë ndeshje. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, në këtë situatë luftën ta kalojmë të gjithë së bashku”, është përgjigjur numri 1 i Kukësit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjici reja shakohoxha gjici reja shakohoxha

Sondazh

Poll