Sport

Dani Alves i dytë luan në Spanjë, Milani bën gati ofertën për brazilianin

16 Prill 2020, 15:40 Nga DOSJA
Dani Alves i dytë luan në Spanjë, Milani bën gati

Emerson Aparecido Leite De Souza Junior vjet u transferua nga Atletico MG te Betis. Ai konsiderohet Dani Alves i radhës në botën e futbollit.

Mbrojtësi i djathtë 21-vjeçar është aktivizuar në 24 ndeshje këtë sezon dhe performancat e tij kanë në sy të Milanit. Corriere dello Sport raporton se kuqezinjtë e pëlqejnë shumë të riun dhe po përgatisin një ofertë për të.

Emerson nuk është lojtar i Betisit, por vetëm i huazuar. Gjithsesi, Milani do të negociojë me klubin brazilian për transferimin përfundimtar të tij në Europë. Lojtari debutoi me kombëtaren e Brazilit në miqësoren e nëntorit të kaluar kundër Koresë së Jugut.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emerson merkato milani emerson merkato milani

Sondazh

Poll