Bota

Gjermania raporton për herë të parë bilancin më të lartë ditor, vdesin 315 njerëz brenda 24 orëve nga Covid-19

16 Prill 2020, 16:54 Nga DOSJA
Gjermania raporton për herë të parë bilancin më të

GJERMANI– Në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 315 pacientë me koronavirus, duke e çuar në 3867 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në vend. Bilanci ditor i vdekjeve sot ka qenë shifra më e lartë që ka shënuar Gjermania që prej shpërthimit të koronavirusit.

Sipas institutit Robert Koch, qendra për kontrollin e sëmundjeve, është raportuar se brenda një dite Gjermania ka konfirmuar të paktën 2866 raste të reja, duke e çuar në 130,450 numrin e përgjithshëm  të të infektuarve me Covid-19.

Kujtojmë që një ditë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 3 maj, por edhe nëse vendi rihapet në këtë datë të gjithë qytetarët që do të përdorin transportin publik apo që do të shkojnë në punë duhet të ndjekin rregullat dhe përdorin maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll