Aktualitet

‘Do iu vras!’/ Bossi i “heroinës për të varfërit” kapet mat nga policia italiane, shqiptari ‘tërbohet

16 Prill 2020, 17:43 Nga DOSJA
‘Do iu vras!’/ Bossi i “heroinës për të

ITALI– Një 40-vjeçar italian me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia e Crescenzagos, pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Fillimisht shqiptari tërhoqi vëmendjen e efektivëve të policisë, pasi doli nga banesa e tij dhe duke vëzhguar rreth e rrotull plot dyshim u fut në mjetin e tij tip “Fiat Punto”.

Pak më vonë ai mori në mjet një person që po e pristë në rrugë dhe i dha një pako të mbështjellë me celofan. Në këtë moment efektivët kanë ndërhyrë dhe pas kontrollit të trupit i gjetën në xhep 15 gramë kokainë. Ndërkohë pas një kontrolli në banesë, shqiptarit i është gjetur edhe 6 kilogramë Cobret ose siç njihet ndryshe “heroinë për të varfërit”, 920 €, kokainë dhe një armë. Bashkë me to, efektivët kanë sekuestruar gjithashtu të gjitha materialet që shqiptari përdorte për paketimin e lëndës narkotike.

Sipas mediave vendase, gjatë arrestimit nga Policia 40-vjeçari ka bërë rezistencë duke i kërcënuar efektivët italianë.

“Kur të dal dua j’ua fus plumbin në kokë. Do t’ju vras. Nëse nuk iu vras unë do porosis dikë që ta bëjë,”-mësohet se ka dhënë shqiptari.

Të gjitha materialet për të i janë dërguar Prokurorisë, ndërkohë që ai do të presë në paraburgim vendimin e Gjykatës italiane.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll