Aktualitet

“Me COVID-19 do bashkëjetojmë për disa vite”, epidemiologu Ulqinaku: S’ka asnjë shenjë të zhduket

16 Prill 2020, 16:18 Nga DOSJA
“Me COVID-19 do bashkëjetojmë për disa vite”,

TIRANË- Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka shuar të gjitha shpresat nëse COVID-19 do të zhduket me kalimin e muajve, e në verë siç ishte thënë më herët. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai tregoi se duhet të përgatitemi të bashkëjetojmë për vite me rradhë me këtë virus.

Unë e kam shprehur edhe më përpara ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimi, mos shtrëngimi i duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite.Nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi, kështu që nëse i referohemi virusit të sarsit që pas 6 muajsh doli nga qarkullimi dhe kurba e tij filloi një rënie të dukshme që pas muajit të tretë nuk ekziston i njeti fenomen me COVID-19 dhe pas tre muajve nga rastet e para, kurba është në rritje eksponenciale fatkeqësisht në këto momente që ne flasim“, u shpreh epidemiologu.

Ulqinaku shtoi gjithashtu se deri në 30 raste në ditë janë normale dhe të menaxhueshmë aq sa të mos krijojë kolaps në sistemin shëndetësor.

Lufta do të jetë e gjatë, ne shpresojmë që të mos kemi një valë të dytë vazhdojmë ta menaxhojmë dhe padiskutim do kemi ulje dhe ngritje të vogla. Janë të pritshme nga 0 deri në 20 apo 30 raste në ditë janë të pritshme që mund të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë”, tha ai. Sa i takon testeve, Ulqinaku u shpreh se tashmë nuk kryehet tamponi vetëm tek personat e dyshuar por dhe në anëtarët e familjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 dritan ulqinaku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll