Aktualitet

“Gabimi” që fundosi dy të shumëkërkuarit e Policisë, Orges Bilbili dhe ‘boksieri’ i klanit Duka s’ju bindën

16 Prill 2020, 15:51 Nga DOSJA
“Gabimi” që fundosi dy të shumëkërkuarit e

TIRANË– Prej disa ditësh, zona e “Xhamllikut” në Tiranë është kthyer ndër më të komentuarat në vend. Nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit, por është përmendur si një nga ‘stofullat’ ku edhe fshiheshin disa prej personave më të kërkuar në vend. Arrestimi i Orges Bilbilit dhe Ilir Selmanit, ka eklipsuar lajmet më të fundit për koronavirusit në vend duke e kthyer edhe njëherë vëmendjen tek kronika e zezë.

Të dy janë arrestuar së fundmi nga Policia, me armë me vetë duke qarkulluar si pa të keq në një moment kur rrugët janë të patrulluara 24/7 nga Policia e Shtetit dhe Ushtria. Në fakt këta të fundit kanë për detyrë kryesore monitorimin e shkelësve të karantinës, dhe ndër ta kanë goditur edhe ‘peshqit e mëdhenj’. Si Bilbili ashtu edhe Selmani, duket se nuk e kanë dëgjuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për të qëndruar në karantinë dhe kanë vendosur që të dalin nga vendi ku edhe kanë qënë fshehur.

 Edhe pse kërkoheshin prej kohësh nga Policia, dy të rinjtë kanë dalë nga banesat e tyre duke përfunduar në prangat e Policisë. Qarkullimi në një kohë kur çdo qytetar kontrollohet me imtësi për lejen e daljes nga shtëpia duket se ka qënë një gabim fatal për të dy. Gabim, të cilin do ta ‘paguajnë’ me liri.

Të premten e kaluar, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Gabimin e Bilbilit e përsëriti edhe ‘boksieri’ i klanit Duka, i cili edhe pse pa se çfarë ndodhi me lushnjarin, vendosi që të dilte nga banesa e tij.

Ai u kap pasditën e sotme, në rrugën “Endri Keko” po ashtu nga efektivët e “Shqiponjave”, ndërsa me vete kishte gjithashtu një armë zjarri dhe fishekë. Selmani, prej 8 muajsh ishte në kërkim nga Policia pasi akuzohej si pjesë e grupit që vrau ish-efektivin e Policisë, Santiago Malkon.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i orges bilbilit arrestohet ilir selmani ilir selmani orges bilbili arrestimi i orges bilbilit arrestohet ilir selmani ilir selmani orges bilbili

Sondazh

Poll