Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Si u kap tek ‘Xhamlliku’ i besuari i klanit Duka, kërkohej në çdo cep prej 8 muajsh, ‘boksier

16 Prill 2020, 15:16 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos/ Si u kap tek ‘Xhamlliku’ i besuari i

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i Ilir Selmani pasditen e sotme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  Selmani, i njohur gjithashtu me nofkën “boksieri” është arrestuar nga efektivët e “Shqiponjave” në rrugën Endri Keko.

35-vjeçari në momentin e arrestimit është kontrolluar dhe në trup i është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë. Nuk dihet nëse me pistoletën e mbante me vete për vetëmbrojtje apo kishte planifikuar ndonjë sulm, edhe pse këto kohë rrugët e vendit patrullohen jo vetëm nga Policia por edhe nga Ushtria.

Selmani, prej 8 muajsh ishte në kërkim nga Policia pasi akuzohej si pjesë e grupit që vrau ish-efektivin e Policisë, Santiago Malkon. Sipas të dhënave në dosjen hetimore, Selmani, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka. Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre, Malkon.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir selmani ekzekutohet santiago malko ilir selmani arrestohet ilir selmani ekzekutohet santiago malko ilir selmani

Sondazh

Poll