Aktualitet

Përplasi me makinë 8-vjeçarin tek dera e shtëpisë në Paskuqan, polici lihet i lirë pas dëshmisë në komisariat

16 Prill 2020, 16:48 Nga DOSJA
Përplasi me makinë 8-vjeçarin tek dera e shtëpisë

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar tre ditë më parë në Paskuqan, ku një fëmijë mbeti i plagosur. Policia për këtë ngjarje nuk ka dhënë asnjë njoftim, por sot është mësuar se aksidentin e ka shktuar një punonjës policie që ecte me shpejtësi të lartë me makinën e tij.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur para derës së shtëpisë së fëmijës së aksidentuar. Punonjësi i policisë me iniciale T.Gj. u shoqërua vetëm sot në komisariat. Por pas shoqërimit ai është lënë sërish i lirë.

Nga ana tjetër fëmija i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak dhe po lufton me vdekjen. Mësohet se polici do të procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne paskuqan lihet i lire polici plagoset femija ne paskuqan aksidenti ne paskuqan lihet i lire polici plagoset femija ne paskuqan

Sondazh

Poll