Aktualitet

“Patronët” e rrugës në Venecia/ Kush janë 7 shqiptarët që vunë pas vetes policinë italiane, Aleksandër Zhava nr.1 i

16 Prill 2020, 17:18 Nga DOSJA
“Patronët” e rrugës në Venecia/ Kush janë 7

ITALI“Ata shisnin afër gjysmë kilogramë lëndë narkotike në muaj,”-kështu nis artikulli i mediave italiane për anëtarët e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali ku ishin të përfshirë edhe shtetas shqiptarë.

Efektivët e policisë italiane në Pordedone kanë arritur ta shkatërrojnë këtë grup kriminal italo-shqiptar që trafikonte drogë në Venecia. Hetimet për ta kishin nisur dy vite më parë dhe është finalizuar ditën e sotme, ku edhe janë lëshuar 13 masa sigurie. Deri më tani, 6 persona janë arrestuar dhe 10 të tjerë janë në gjendje të lirë. 

Kush janë shqiptarët e përfshirë në grupin e trafikut të kokainës:

Në aktivitetin kriminal grupi kishte një hiearki të qartë, mes personave që drejtonin rrjetin e trafikut dhe atyre që bënin rolin e korrierit, në zonat mes Venecias dhe Pordenones. Në hetime del emri i shqiptari Aleksandër Zhava, i cili bashkë me të dashurën e tij Lisa Zille dhe Davide Zuccalà, të dy shtetas italianë, e shisnin drogën me pakicë, rreth gjysmë kilogram në muaj.

Përveç Zhavës, shqiptarë të tjerë të përfshirë janë: Jashar Tusha, Kristjan Doda dhe Tonin Ndoci, të cilët kishin rolin e furnitorëve të nivelit të parë, ndërsa Sulejman dhe Ali Tivari ishin furnitorë të nivelit të dytë. Të gjithë kishin përgjegjësinë e gjetjes së sasisë së drogës së nevojshme për tregëti në zonë.

Shitja e drogës në Pordenone, bëhej edhe nga shqiptari Ivan Bolgan dhe nga italianët Claudio Marrocco, Stefano Ferro dhe Andrea Poletto.

Megjithëse Italia ka afro dy muaj e izoluar si shkak i pandemisë së koronavirusit, sërish efektivët e policisë nuk e kanë ndaluar punën e tyre ndaj shkelësve të ligjit, të cilët vijojnë normalisht me punën pa u trembur.

Burimi:  lavocedivenezia

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali itali shqiptaret 7 shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali itali shqiptaret

Sondazh

Poll