Aktualitet

Ndyshimi i KP, gazetarja: U falsifikua procedura parlamentare, disa deputetë kishin ikur në shtëpi gjatë votitmit të dytë

16 Prill 2020, 16:28 Nga DOSJA
Ndyshimi i KP, gazetarja: U falsifikua procedura parlamentare, disa

TIRANË- Gazetarja Esiona Konomi ka hedhur sot dyshime të forta për mënyrën se si u votuan ndryshimet në Kodin Penal. Sipas saj është falsifikuar procedura parlamentare dhe gjithçka është si pjesë e lojërave politike.

Në një postim në mediat sociale, ajo shprehet se “së pari votimi nuk mund të përsëritet pa u anuluar votimi i parë. Së dyti, votimi u bë me karton dhe askush, asnjëri nuk numëroi nëse ishin ngritur 84 kartonë jeshilë sa duhej për të ndërhyrë në Kodin Penal”.

SHKRIMI I PLOTË

PROCEDURA PARLAMENTARE FALSIFIKOHET DHE KUR “LOJETARET E MEDHENJ” BIEN DAKORD

Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit arritën një tjetër marrëveshje politike, në këtë stinë të re të marrëdhënies së tyre, duke prodhuar një variant të ri të Kodit Penal në kohë epidemie. Por Parlamenti sërish nuk ja doli të mbrojë veten nga lojërat politike. Deputetëve ju shpërnda fleta e votimit qysh në orën 11.

Ata u ftuan të shprehnin vullnetin e tyre “pro, kundër, abstenim” përmes kryqeve në fletë votimi për 23 akte, dhe baza e gjykimit për këtë votim ishin raportet e komisioneve përkatëse për cdo projektligj (përfshirë dhe Kodin Penal). Rreth orës 13:00, të gjithë deputetët kishin votuar dhe administrata po numëronte votat. Rezultati i shkoi në tryezë Gramoz Rucit.

Por teksa kjo gjë ishte kryer, socialistët njoftuan se kishin arritur një marrëveshje të re për Kodin Penal me presidentin dhe grupet parlamentare. Për këtë, kryetari i Kuvendit lexoi përmbajtjen e neneve të dakordësuara, duke përsëritur votimin. Së pari votimi nuk mund të përsëritet pa u anuluar votimi i parë. Së dyti, votimi u bë me karton dhe askush, asnjëri nuk numëroi nëse ishin ngritur 84 kartonë jeshilë sa duhej për të ndërhyrë në Kodin Penal.

Kryetari i Kuvendit njoftoi se sipas procesverbalit që kishte në tryezë, gjatë votimit me fletë letre, deputetët në parim e në tërësi e kishin mbështetur Kodin Penal me rreth 100 vota. Mbase kjo është e vërtetë (sepse numërimi i votave të kutive u bë jashtë cdo lloj transparence publike), por deptuetët, kur kanë votuar në parim apo në tërësi për Kodin Penal, nuk i kishin dëgjuar ende variantet e dakordësuara. Kishte nga ata deputetë që madje ishin në shtëpi kur Kryetari i Kuvendit ripërsëriti votimin e panumëruar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esiona konomi ndryshimet ne kodi penal seancë plenare 16 prill 2020 esiona konomi ndryshimet ne kodi penal seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll