Aktualitet

Rezulton pozitiv gardiani tek “313”, Drejtoria e Burgjeve: Infektoi djalin dhe bashkëshorten

16 Prill 2020, 13:51 Nga DOSJA
Rezulton pozitiv gardiani tek “313”, Drejtoria e Burgjeve: Infektoi

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar sot një prej punonjësve të tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Burgjet shkruajnë se gardiani i është nënshtruar testit pas shenjave që kanë shfaqur djali dhe bashkëshortja e tij, të cilët gjithashtu kanë rezultuar pozitivë.

Sipas drejtorisë së Burgjeve, ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë në punë, si dhe ka qenë i pajisur me maskë, doreza si dhe ka rujatur distancimin fizik. Tashmë gardiani është izoluar në banesë, po ashtu dhe shumë punonjës të tjerë kanë marrë të njëjtën masë.

DEKLARATA E PLOTË

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në transparencë të plotë me qytetarët, informon publikun se më datë 14.04.2020, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19. Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin. Në mënyrë të menjëhërshme, ekipi shëndetësor nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me mjekë epidemiologë ndërmorën menjëhëre masat për të kryer hetimin e duhur epidemiologjik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet gardiani i burgut koronavirusi ne burgje masat kunder covid 19 infektohet gardiani i burgut koronavirusi ne burgje masat kunder covid 19

Sondazh

Poll