Aktualitet

Arrestohet nga ‘Shqiponjat’ në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani, “hallka” e këputur e klanit Duka, mblodh

16 Prill 2020, 13:53 Nga DOSJA
Arrestohet nga ‘Shqiponjat’ në zonën e Xhamllikut në

TIRANË- 8 muaj pas shpalljes në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga anëtarët kyçë të skuadrës që akuzohet se ekzekutoi mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko, arrestohet në zonën e Xhamllikut, Ilir Selmani. Ai është prangosur nga njësia e Shqiponjave bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë zonë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë.

I veshur me të kuqe, Selmani është parë nga dëshmitarët teksa hyn në furgonin  e Policisë i prangosur. Disa orë pas arrestimit të tij, Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin. 35-vjeçari Selmani po mbahej në vëzhgim prej disa javës, por është arrestuar sot nga efektivët e Policisë. Gjatë kontrollit të bërë, ‘Shqiponjat’ i kanë gjetur Selmanit një armë zjarri tip pistoletë, dhe fishekë.

I njohur si “boksieri”, Selmani akuzohet se është një nga personat kyç që mund të zbardhë këtë vrasje dhe ekzekutimin e Malkos. Sipas të dhënave në dosjen hetimore, Selmani, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka. Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre, Malkon.

Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko. Ndërkohë që në disa pamje të dala  në media, Ilir Selmani shfaqet teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko. Selmani mbledh bishtat duke i hedhur në një kazan mbeturinash për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme dhe të identifikonte grupin. Selmani, mund të quhet hallka e këputur e zinxhirit të klanit Duka. Është i vetmi që ka një profil aktiv në rrjetet sociale, ku ka reklamuar gjithë aktivitetin e tij ndër vite. Që nga armët, tek pijet e shtrenjta, dhe makinat e luksit, Selmani i ka të gjitha publike.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. 8 personat emrat e të cilëve janë: Leonard Duka;  Erlis Duka, Ilir Selmani,  Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Personi i 9-të i përfshirë në këtë vrasje është Blendi Teta, tashmë i arrestuar dhe në burg.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir selmani ekzekutohet santiago malko arrestohet ilir selmani ekzekutohet santiago malko

Sondazh

Poll