Bota

‘Rihapja’ e SHBA-së nga izolimi prej koronavirusit/ Zbulohet dokumenti i fshehtë që po përgatit presidenti Trump

15 Prill 2020, 19:38 Nga DOSJA
‘Rihapja’ e SHBA-së nga izolimi prej koronavirusit/ Zbulohet

SHBA- Agjensia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë krijuar një strategji duke ofruar udhëzime për zyrtarët shtetërorë dhe lokalë se si të nisin punën për të lehtësuar kufizimet që janë bërë për Covid-19

Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë e tjera kanë përgatitur një plan që përfshin rihapjen e shkollave, kopshteve, kampeve verore, parqeve etj. 

Sipas “The Sun” në këtë plan përfshihen tre faza; ku në fazën e parë është përgatitur plani  që deri më 1 maj vendi të rihapë një fushatë kombëtare komunikimi për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Pastaj deri më 15 maj, në plan thuhet se do të përfshihen rritja e numri të testimeve, pajisjeve mbrojtëse dhe rritjen e fondeve të urgjencës. Ndërkohë faza e tretë përfshin “rihapjen totale” që do të varet nga kushtet lokale.

Ndërsa zyrtarët që krijuan planin gjithmonë bëjnë thirrje për kujdes për një valë të dytë koronavirusi. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 26,000 dhe janë infektuar më shumë se 609,000 të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doanld trump koronavirusi ne shba doanld trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll