Bota

Ulen vdekjet dhe rastet e reja në Itali/ Vdesin 578 njerëz në 24 orët e fundit, shkon në 21.645 numri i viktimave nga Covid

15 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Ulen vdekjet dhe rastet e reja në Itali/ Vdesin 578 njerëz në 24

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 578  viktima nga koronavirusi, duke e çuar 21645 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 2667  raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 165 mijë të infektuar.

Tre ditë më parë Italia rregjistroi një numër më të ulët të vdekurve ç’ka ngjalli shpresë për italianët, por sërish dje edhe sot është parë një rritje e ndjeshme. Të dielën ishin vetëm 431 pacientë që vdiqën nga Covid-19, të hënën ishin 566 viktima, ndërsa dje shifra ditore ka shkuar mbi 600.

 

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 129,842 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,290 persona dhe rezultojnë të infektuar 618,325 të tjerë. 21,645 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,579 viktima dhe 177,633 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll