Bota

‘Krizë e pashembullt’/ Von der Leyen për Covid-19: Europës i duhet një Plan i ri Marshall në përgjigje të virusit

15 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
‘Krizë e pashembullt’/ Von der Leyen për Covid-19:

BRUKSEL– Në konferencën e sotme për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, presidentja Ursula von der Leyen deklaroi se buxheti i ri afatgjatë i BE-së do të duhet të jetë një përgjigje “e fortë” ndaj krizës së koronavirusit.

“Unë shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall. Ne kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, ristrukturuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune. Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka avantazhin që gëzon besim, besim të të gjitha vendeve anëtare. Ky buxhet i ri 7-vjeçar duhet të dallohet nga ai i mëparshmi. Ai do të jetë i ndryshëm. Ai do të jetë përgjigja evropiane ndaj krizës së koronavirusit.”-deklaroi ajo.

Ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Europa po përballet me një krizë “të madhe dhe të pashembullt”.

Ndër të tjera ai u shpreh se drejtuesit e bllokut do të duhet të përqëndrohen në nevojën dhe domosdoshmërinë absolute për të zhvilluar një strategji masive investimesh, në mënyrë që të rindërtohet gjithçka pas kalimit të krizës së Covid-19.

Në rang global mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 126,758 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe plan i ri marshall von der leyen koronavirusi ne europe plan i ri marshall von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2020, 13:20

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij....