Bota

Greqi/ Shkon në 102 numri i të vdekurve, 2,192 pacientë të infektuar nga COVID-19

15 Prill 2020, 15:53 Nga DOSJA
Greqi/ Shkon në 102 numri i të vdekurve, 2,192 pacientë të

GREQI– Autoritetet Shëndetësore të Greqisë kanë njoftuar se ditën e sotme, një person ka humbur jetën për shkak të koronavirusit duke e çuar totalin në 102.

Ndërkohë ata kanë shtuar se brenda 24-orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 22 persona dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 2,192. Mediat vendase kanë njoftuar se deri më tani janë shëruar 269 pacientë dhe në gjendje kritike për jetën janë plor 1,821 të shtruar.

Ndërkohë mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 126,758 persona.

Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,064 persona dhe rezultojnë të infektuar 614,246 të tjerë. 21,067 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,255 viktima dhe 174,060 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll