Bota

Shkon në 9 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, humb jetën 69-vjeçari

15 Prill 2020, 08:07 Nga DOSJA
Shkon në 9 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, humb

Kosovë- Shkon në 9 numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19. Mësohet se ka humbur jetën gjatë mesnatës një 69-vjeçar nga Suareka, i cili kishte edhe probleme kardiake.

“39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik. Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe  kishte edhe probleme kardiake, thuhet në njoftimin e Kilinkës Infektive në QKUK.

Ndërkohë, në Kosovë janë të infektuar 387 persona dhe gjatë 24 orëve të fundit janë shënuae 10 raste të reja. Po kështu gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me COVID-19 edhe 3 persona të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll