Aktualitet

Mbyllet tregu në Vlorë/ Dhjetëra tregtarë në protestë para bashkisë, AKU: Do të hapet kur bashkia të marrë masat e dis

15 Prill 2020, 07:48 Nga DOSJA
Mbyllet tregu në Vlorë/ Dhjetëra tregtarë në

Vlorë- Dhjetëra tregtarë të tregut Orizi në Vlorë kanë dalë në protestë, pasi AKU ka vendosur mbylljen e tij mëngjesin e sotëm, masë kjo e marrë pas përhapjes së COVID-19. Një nga tregtarët është shprehur për mediet se vetëm një person ka shkelur rregullat mbrojtëse, por në fakt janë penalizuar të gjithë. Ata shprehen se produket e tyre do të prishen dhe se nuk kanë me çfarë të ushqehen.

Pse duhet të mbyllë tregun, unë me atë ushqehem. Vetëm na thanë mbylleni, por nuk na thanë kur do të hapet. Çfarë shteti është ky që nuk lajmëron. 500 mije lekë mall që kam do mi japë shteti. Ato janë fruta perime dhe prishen nuk durojnë. Nuk kemi asnjë kusht as ujë asgjë dhe tashmë na thonë ik”, është shprehur një tregtar.

Tregtarët kanë theksuar se do ta vazhdojnë protestën e tyre deri në një zgjidhje të situatës.

“Ku është shteti sot? Ne jemi mbledhur këtu sot. Ne paguajmë të gjtha taksat. Vetëm fshihen, nuk dalin këtu, detyrimet na i marrin”, tha një tjetër tregtar.

Ndërkohë, kreu i AKU-së në Vlorë,  Syrja Binaj ka deklaruar se ky treg do të mbyllet deri në përmirësimin e masave, për të cilat do të merret bashkia. Sipas tij, ky treg ishte një tregjet më problematike,  përsa i përket rrespektimit të masave të marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet tregu në vlorë tregtarët në vlorë në protestë mbyllet tregu në vlorë tregtarët në vlorë në protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...